leoni

Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Besianës nga Vetëvendosja, Shpejtim Bulliqi

Shpejtim Bulliqi kërkon që të mos ndërtohen stane të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në kufi me Malin e Zi

Kryesuesi i kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, njofton se ky komision ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi, në pjesën e Ishtedimit dhe ka parë nga afër zhvillimet në terren. “Duke analizuar zhvillimet dhe vijën kufitare, Komisoni apelon që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe aktivitetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi, ngase bëhet fjalë për zonë kufitare dhe të drejtat sendore ndërkufitare do të definohen me Marrëveshjen Ndërshtetërore për Kufi”, ka shkruar Bulliqi. Sipas tij, “ndryshimi i gjendjes faktike në terren, nuk i kontribuon punës së Komisionit në përgjithësi, e Trupës punuese në veçanti”. “Andaj është tepër e nevojshme përmbajtja nga veprimet e njëanshme jo vetëm në Ishtedim, por në të gjithë brezin kufitar në përgjithësi”, ka thënë ai. Mali i Zi ka nisur ditë më parë ka nisur rrënimin e staneve të kosovarëve në kufi, duke shfaqur kështu shqetësim tek banorët e zonës.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …