Me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, gjeneralit Adrian Krasniqi me 16 tetor 2019 mbahen homazhe në orën 11:00 pranë shtatores se Adrianit në qytetin e Pejës. Adrian Krasniqi ishte ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht njëri ndër themeluesit e parë të logjistikës së UÇK-së, por edhe ndër luftëtarët e parë të lirisë që ra në altarin e atdheut me uniformën e UÇK-së, e cila do ta çlirojë Kosovën dy vjet e gjysmë, pas rënies së tij në altarin e atdheut. Ai ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …