Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj i ka dërguar sot letër Asamblesë së Interpolit, me të cilën e njoftonte se Kosova po tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol. Duke pasur parasysh se në Kosovë më 6 tetor janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, ju lusim me respekt që kërkesën tonë për aplikim për anëtarësim ta shtyni deri në seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, ka shkruar Haradinaj. Mediat serbe raportojnë se ambasadorit të Serbisë në Paris i është dorëzuar nota me të cilën Ramush Haradinaj tërheq kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Kjo notë ka arritur sot pak pas orës 15. Sipas paralajmërimeve, kërkesa e Kosovës është dashur të procedohet në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit më 17 tetor dhe në lidhje me kërkesën duhej të votohej dy herësh. Njohësit e rrethanave ishin të bindur se kërkesa e Kosovës nuk mund të kalonte.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …