Në një intervistë për Radion Kosova e Lirë ministri, Ferid Agani ka deklaruar se MMPH është një prej ministrive e cila ka hartuar një listë me projektet me prioritet. Në këtë listë projekti për Impiantin e ujërave të zeza për kryeqytetin është me prioritet. Ekziston studimi i fizibilitetit për këtë qëllim. Ka interesim të donatorëve për të ndihmuar këtë projekt Banka Gjermane për zhvillim, po ashtu edhe qeveria franceze është në një fazë të avancuar të miratimit të një huaje afatgjate, të ashtuquajtur hua e butë në vlerë rreth 63 milionë euro, për ndërtimin e një fabrike të ujërave të zeza. Pastaj parashihet ndërtimi i dy fabrikave për kolektorët. Ky projekt kap shumën rreth 98 milion euro. Jemi në fazën preliminare, ne me dy qeveritë franceze dhe gjermane e në bashkëpunim me MZHE-në dhe MF, të gjejmë modalitetet e përshtatshme. Po shpresoj në vitin 2016, konstruksioni financiar për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza do të jetë i përmbyllur, ka thënë mes tjerash në intervistën e tij ministri, Ferid Agani.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …