Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thumbuar zyrtarët e LVV-së, duke pohuar se nuk është mirë me nda pozita nga televizioni sikur një eksponent i një partie. “Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. Po e presim finalen – certifikimin e zgjedhjeve nga KQZ”, ka shkruar Haziri. ”Nuk është mirë me nda pozita nga televizioni sikur një eksponent i një partie. Mbrëmë ka ndodhur sërish kjo. Është e dëmshme dhe then besimin e ndërsjelltë sepse deri tani bisedat kanë qenë vetëm për politikat programore e sektoriale. Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. Po e presim finalen – çerfitikimin e zgjedhjeve nga KQZ. Në nivel liderësh përfundon marrëveshja për bashkëqeverisje dhe ndarje të resoreve. Beso në Liderët. Ata na sjellin më të miren për vendin!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …