Filloi rregullimi i rrugës “Bill Klinton” në Malishevë

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në qytetin e Malishevës, kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës “Bill Klinton” në lagjen Mirëdita. Punimet në këtë rrugë i ka parë nga afër kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është njoftuar me punimet në këtë rrugë, me rëndësi të madhe për banorët që jetojnë këtu. “Gradualisht jemi duke e kompletuar tërë infrastrukturën rrugore, si në fshatra ashtu edhe në qytet, edhe pse nevojat lindin në vazhdimësi për shkak të rritjes së numrit të shtëpive, sidomos në qytet dhe ne si komunë, jemi të obliguar që të gjithë banorëve t’iu sigurojmë infrastrukturën e nevojshme. Pas kësaj rruge, do të vazhdohet edhe me rrugë të tjera si në këtë lagje, ashtu edhe lagjet tjera, në veçanti në lagjet e reja të cilat çdo ditë e më tepër rriten”, tha kryetari Begaj, gjatë vizitës në këtë lagje. Rruga “Bill Klinton” është e gjatë rreth 400 metra dhe rregullimi i saj, që përfshinë asfaltimin e saj, trotuaret dhe rregullimin e tërësishëm, mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …