Ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka hedhur poshtë pretendimet e avokatit Tomë Gashi në lidhje me pranimin e raportit përfundimtar të ekspertizës së Astrit Deharit nga instituti zviceran. Ai ka thënë se këto pretendime janë të pavërteta, tendencioze dhe absolutisht jo profesionale. “Deklarimet e avokatit Tomë Gashi të shfaqura në publik në lidhje me pranimin e Raportit përfundimtar të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit nga Ministria e Drejtësisë, janë pretendime të pavërteta, tendencioze dhe absolutisht jo profesionale. Për hir të informimit të drejtë të opinionit, dëshiroj të ju njoftoj se asnjë dokument me çfarëdo përmbajtje që lidhet me rastin Dehari nuk ka arritur në adresë të Ministrisë së Drejtësisë. Profesionalisht avokati Gashi është dashur ta dijë se kjo çështje i takon organeve të zbatimit të ligjit dhe jo Ministrisë së Drejtësisë”, ka deklaruar Tahiri. Ai ka thënë se roli i tij prej ministrit të Drejtësisë ka qenë trajtimi i nevojshëm sipas kërkesës së familjes Dehari për të mundësuar një super ekspertizë jashtë vendit, në një prej qendrave më të njohura të mjekësisë ligjore në Evropë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …