Prokurori, Sylë Hoxha

Prokurori, Sylë Hoxha, tha se në veri të Kosovës ekzistojnë grupe kriminale që udhëhiqen nga Milan Radoiçiq

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë mbajtur konferencë për media lidhur me arrestimet e sotme në Mitrovicë, lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se operacioni ndërlidhet me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. “Janë përfshi 3 lokacione, janë kryer bastisje dhe kontrolle për veprat penale organizim të grupit kriminal dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare. Personi i dytë i kërkuar nuk është gjetur në vendet e kontrolluara. Policia e Kosovës  gjatë këtij operacioni ka arritur të konfiskoj 6 armë, prej tyre 2 zyrtare por edhe gjëra të tjera”, tha Kelani. Ndërkaq, Prokurori,  Sylë Hoxha, tha se “me 14 tetor  është marrë vendim për zgjerim hetimesh edhe për dy zyrtarë policorë të veriut”. “Njëri është arrestuar dhe tjetri është ende në kërkim. Hetimet janë zgjeruar për veprat penale organizim ose pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare. E kam intervistuar personin e arrestuar dhe kam kërkuar masën e paraburgimit për të. Sylë Hoxha tha se në veri ekzistojnë grupe kriminale që udhëhiqen nga Milan Radoiçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …