Një delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Albin Kurtin po qëndron për vizitë dyditore në Britani të Madhe. Dje në Parlamentin e Britanisë së Madhe, në Londër, është shtruar një darkë nga Grupi i Miqësisë me Kosovën, në përbërje nga Xhon Grogan deputet i Partisë Laburiste dhe Martin Vickers deputet i Partisë Konservatore për nder të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të deputeteve, Fitore Pacolli dhe Saranda Bogujevci. Në darkë kanë marrë pjesë edhe Aleks Sobel, deputet i Partisë Laburiste, Nick Dakin, deputet i Partisë Laburiste, John Montag dhe Lordi Dykes. Sipas njoftimit të Vetëvendosjes, në një atmosferë të ngrohtë e miqësore janë shkëmbyer mendime e ide rreth situatës socioekonomike, politike e rajonale, si dhe për prioritetet e qeverisë Kurti.
