Franca e sheh si të rrezikshme status-Quonë mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkon të marrë pjesë në një zgjidhje kompromisi

Franca e sheh si të rrezikshme status-Quonë mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkon të marrë pjesë në një zgjidhje kompromisi

Franca e sheh si të rrezikshme mbetjen në status-kuo të situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka thënë sot ambasadori francez në Beograd, Federico Mandoloni, gjatë Forumit për Siguri.  Ministria e Punëve të Jashtme të Francës është e gatshme që së bashku me Gjermaninë e me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të përfshihet në çështjen e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe këtë  ta bëjnë në konsultim edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo dëshiron që të dy palët të eliminojnë kushtet për rikthim në dialog, pasi që Macron dëshiron një takim në Paris sa më shpejt që të jetë e mundur. “Ne duam që të japim një impuls politik dhe të kemi një takim të ri në Paris. Është shumë e qartë për ne që tarifa duhet të hiqet, nëse qeveria e re në Prishtinë dëshiron të bisedojë me Beogradin, në mënyrë që të gjejnë një kompromis”, ka thënë Mandoloni. Franca e cila kundërshton pranimin e Shqipërisë në BE tani dëshiron  ta marrë përsipër çështjen e bisedimeve Kosovë Serbi, në mënyrë që Serbia ta rrëmbejë veriun e Kosovës, si kompromis për njohjen e pavarësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …