Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte pritet që t’i propozojë Bashkimit Evropian të marrë sërish në shqyrtim hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin nëntor. Mos fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ai e ka quajtur gabim historik të Bashkimit Evropian. Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka theksuar më tutje se vetoja franceze për mos fillimin e negociatave për Shqipërisnë dhe Madedoninë e Veriut do t’i hapë rrugë aktorëve të tjerë që të rrisin ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit. Përveç Francës, hapjen e negociatave e kanë kundërshtuar edhe Holanda dhe Danimarka.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …