Krasniqi: Më duhet t’i përgjigjem pozitivisht Gjykatës Speciale për shkak të deputetëve të papërgjegjshëm që votuan për këtë gjykatë

Ish eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Krasniqi ka njoftuar se ka pranuar ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ai ka bërë të ditur se me datë 17 tetor 2019, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, kam pranuar ftesë, që me datë 11 dhe 12 nëntor 2019, në ora 9.00 të paraqitem pran kësaj zyre, për të dhënë, prova, infomacione, dëshmi… siç thuhet në këtë ftesë. Provat, dëshmitë…, motivohen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse përkufizimi i datave është: 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000! Për t’u përgjigjur pozitivisht, më obligon një pjesë e deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët votuan këtë gjykatë. Natyrisht, ashtu siç e ndjej për nder, që isha pjesë UÇK‐së, së Lavdishme, ashtu do të dëshmoj për Luftën e drejtë të saj, ka shkruar mes tjerash në adresën e tij elektronike, ish eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …