Organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot në bibliotekën kombëtare dhe universitare është përkujtuar jeta dhe vepra e e profesorit dhe rektorit të “Universitetit të Prishtinës”, Ejup Statovci. Duke folur për jetën dhe vlerat e rektorit, Ejup Statovci, prorektorja, Luljeta Badivuku theksoi se personalitete si rektori Statovci janë nga ato që historia ruan faqe të veçantë nderi për to. Të gjithë ata që e njohëm, ai paraqiste figurën e një intelektuali e ishte pranë universitetit, popullit dhe studenteve, duke iu prirë ndryshimeve më të nevojshme e pozitive në vend, në kohërat më të vështira. Ndërkohë, profesori Avdullah Aliu, theksoi se profesor Statovci në mënyrë të shkëlqyeshme hyri në botën e ndërlikuar të drejtësisë, adhuronte botën shkencore dhe kontribuoi shumë në afirmimin e kuadrove të reja. Ai u angazhua edhe në aktivitete që kishin për qëllim barazinë dhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …