Pavarësisht se i fyen dhe i injoron po thuajse tërë Evropa, politikanët shqiptarë, të gjithë pa dallim, kanë një dashuri platonike ndaj Evropës, po aq sa e kishin pasur 500 vjet ndaj Perandorisë Osmane. Edhe kur kjo e fundit u thyente hundët, apo u shkurtonte kokat, gjysh-stër-gjyshërit tanë, bënin fajtor vetveten se nuk i kanë kryer si duhet detyrat, që u kishte dhënë “Baba Sulltani”. Madje kur përmendej emri i tij, ata për respekt e nderim e luanin edhe prapanicën nga vendi, ndërsa nuk luanin vendi kur përmendnin emrin e Allahut apo të profetit Muhamed. Edhe tani shqiptarët eunukë dhe apatridë nuk akuzojnë BE-për për padrejtësi, për hipokrizi, për idiotizëm, racizëm, urrejtje, por në mënyrë mazohiste akuzojnë vetveten, pse nuk i paskan kryer detyrat. Por kurrë nuk e kanë kuptuar dhe nuk do ta kuptojnë se Evropa shqiptarët ende i konsideron turq dhe turqit e mirë e “shqiptaro- turqit” ( shqiptarët me besim islam) për Evropën janë të mirë vetëm atëherë kur janë pa koka. Një proverb serb thotë: Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur. Çfarë dallimi ka në këtë mes? (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …