Banorët e fshatit Busavatë të Dardanës, pas protestave që kanë mbajtur në fshat dhe para komunës së Kamenicës, reformën e iniciuar nga kryetari Qendron Kastrati do ta kundërshtojnë edhe me protestë para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë. Ata protestuan edhe ditë më herët kundër reformës arsimore në këtë komunë, e cila parasheh mbylljen e 19 shkollave në zonat rurale dhe dërgimin e fëmijëve në shkolla përreth. Drejtoria e Arsimit në Kamenicë ka bërë të ditur se pavarësisht protestave të banorëve, qëndrimi i tyre për reformat arsimore nuk ndryshon. Edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, pati deklaruar se vendimi për riorganizimin në arsim nuk ka prapavijë politike, por “kjo bëhet për të mirën e fëmijëve”. Protesta e banorëve të fshatit Busavatë mbahet sot para objektit të Ministrisë së Arsimit duke filluar nga ora 11:00.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …