Ministri i Financave Bedri Hamza në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Uashington, së bashku me Ministrin e Financave të Arabisë Saudite, Mohammed Al-Jadaa, kanë nënshkruar Marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite . Sipas tij kjo marrëveshje do të jetë një akt ligjorë që do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset të të dyja vendeve, dhe është një mjet shtesë ligjor për të motivuar dhe përfituar investime të huaja në vendin tonë. Ministri, Bedri Hamza gjatë vizitës në Uashington, gjithashtu u takua edhe me zyrtarët e lartë të Fondit Monetarë Ndërkombëtarë dhe të Bankës Botërore.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …