10 Mijë fidanë do të mbillen për të krijuar hapësira të gjelbëruara

Deponit ilegale të krijuara në Komunën e Deçanit, tashmë janë larguar dhe këto hapësira do të kthehen në gjelbërim. 10 Mijë fidanë të reja do të mbillen në komunën e Deçanit, kjo është bërë e ditur nga i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, gjatë një takimi të përbashkët më bashkëpunëtorë të dikastereve përkatëse si dhe më përfaqësues të fshatrave ku do të mbillen fidanet. Brenda kësaj jave do të nisë edhe aksioni i mbjelljes së këtyre fidaneve kryesisht me pishë, kështu tha kryetari Ramosaj, duke bërë të ditur se këto fidanë janë siguruar nga Agjensioni Pyjor i Kosovës. Ne si Institucion Komunal, kemi arrite që falë punës me përkushtim të Ndërmarrjes Komunale ,,Higjiena’’ po ashtu edhe kompanive private të cilat në mënyrë vullnetare na kanë ndihmua të mbyllim deponitë ilegale të krijuara në disa fshatra të komunës së Deçanit, ndërsa tashmë këto hapësira do ti pyllëzojmë, e kjo do të behet duke bashkëpunuar edhe me banorët e fshatrave ku do të bëjmë pyllëzimin. Gjatë kësaj jave do ta nisim këtë aksion mjaftë të rëndësishëm në fshatrat Lumbardh dhe Broliq, do të vazhdojmë në fshatrat Llukë e Epërmen, Llukë e Ulet, Isniq, Baballoq, Prapaqan, do të pyllëzohet dhe vendi i quajtur ,,Podi i Gështenjave’’ në Deçan ku tashmë nuk ekziston deponia. Nga ky aksion do të përfitojnë direkt komuniteti i cili jeton në këto fshatra tha Ramosaj, andaj bashkëpunimi juaj për të realizuar këtë projekt është i domosdoshëm. Natyrisht çdo ditë angazhimi ynë nuk ndalet deri në synimin tonë të përbashkët. Ndryshe ky projekt do të implementohet nga: Ndërmarrja Komunale ,,Higjiena’’, Institucioni Komunal, Drejtoria e Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim, Drejtoria e Bujqësisë dhe banorët e atyre fshatrave ku do të behët pyllëzimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …