Në një reagim publik të Këshillit të Prindërve të Kosovës, thuhet se ky Këshilli po e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar në opinion, pas publikimit të një fotografie të nxënësve të shkollës fillore dhe të mesme të Ulët, “Motrat Qiriazi” në Prizren, gjatë fundjavës, me mbajtjen në duar të flamurit të Republikës së Turqisë. Këshilli këtë veprim po e konsideron të pa përgjegjshëm ndaj atyre që kanë manipuluar më nxënësit. Këshilli I Prindërve të Kosovës, kërkon nga secili qytetarë, I cilësdo përkatësie etnike, që mos të manipulojnë me nxënësit për interesa c’farëdo qofshin ato. Nxënësit shkollën e kanë vend edukimi e arsimimi, asgjë më shumë. Prandaj Këshilli I Prindërve të Kosovës, u bënë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masat që i parasheh ligji!
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …