leoni

Me moton "Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave", u shënua 10-vjetori i Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit

Me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”, u shënua 10-vjetori i Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit

Me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”, sot është shënuar 10 vjetori i Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit. Derisa është kërkuar ndëshkimi i autorëve të krimit, është përmendur nga ambasadat e huaja në Kosovë edhe konfiskimi i pasurisë së zyrtarëve, ku sipas tyre duhet t’u kthehet qytetarëve të vendit. Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi u zotua se kanë forcuar moralin për respektimin e ligjit. Mos zbulimi dhe mos ndëshkimi i krimeve, tha ai se rrezikon përsëritjen e krimit.Lumezi tha se prokurorët e shtetit duhet t’i sigurojnë qytetarët që ligji është forca që e bën të mundur lirinë. Ai  tha se duhet të punohet në ngritjen e kapaciteteve, në mënyrë që këto viktima të mos pësojnë me fatalitet, ashtu siç ka ndodhur. E kryetari  i Gjykatës Supreme, Enver Peci tha se Kosova nuk ka mungesë të legjislacionit, por si vend lëngon në zbatimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …