NISMA Socialdemokrate me partnerët e saj AKR dhe PD do ta kalojnë pragun zgjedhor duke u bazuar në faktet që po dalin se ka pasur manipulim me vota. Tash po shihet se pragu nuk është problem. Sipas informatave që kemi NISMA e ka kaluar pragun por kjo pritet të konfirmohet zyrtarisht nga KQZ-ja, me rastin e shpalljes së rezultateve përfundimtare. Ne si Nismë Socialdemokrate përshëndesim çdo deklaratë që vije nga zyrtarët e LDK-së, të cilët NISMËN e shohin si partnere për qeverinë e ardhshme”, është shprehur Fazli Hoxha. “Deri më tani nuk kemi pasur bisedime më LDK-në, për formimin e Qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Por sukseset e NISMËS në Qeverinë e fundit janë arsye e LDK-së që ne të jemi pjesë e qeverisë së re. Sipas mendimit tim, Nisma do të jetë pjesë e Qeverisë së re, por këtë vendim do ta marrin organet e partisë”, ka theksuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …