Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ibrahim Gashi, është ftuar për t’u intervistuar në cilësi të dëshmitarit nga Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale në Hagë. Profesor Ibrahim Gashi, i cili e konfirmoi vet ftesën, tha se do t’i përgjigjet pozitivisht asaj pasi është i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së. “Duke besuar në drejtësi, sikundër edhe duke qenë shumë i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese”, tha ai duke saktësuar se intervistimi do te bëhet gjatë kësaj jave, në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …