Rreth shtatë ftesa të reja kanë arritur sot për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Gjykata Speciale, e vetëm në 10 ditët e fundit janë mbi 50 të tilla. Kështu deklarojnë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që sipas tyre, rreth katër persona pritet të arrestohen deri në muajin nëntor. E pas këtyre arrestimeve, në OVL-të UÇK-së nuk e përjashtojnë mundësinë e daljes në rrugë me protesta, për të kundërshtuar këto veprime. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati thotë për KosovaPress se në 10 ditët e fundit ka arritur në 50 numri i të ftuarve, ku javën që shkoi ftesa ka marrë edhe Azem Syla, ndërsa sot Shaban Syla, Jetullah Krasniqi e ish-rektori Ibrahim Gashi.“Sot kanë arritur prapë ftesa të reja, profesori i nderuar Ibrahim Gashi, sipas informacioneve edhe Jetullah Krasniqi nga Prizreni është ftuar sot,mbi shtatë ftesa janë shpërndarë vetëm në ditën e sotme e martë. Gjykata Speciale e ka shpeshtuar trendin e këtyre ftesave, mbi 40 apo 50 janë brenda javës që ka shkuar, dhe këto dy ditë, që 10 ditë janë mbi 50 ftesa që janë shpërndarë nëpër territorin e Kosovës, arsyeja nuk e dimë, shpërndarja e ftesave nuk është në mënyrën më të mirë që bëhet si një gjykatë ndërkombëtare apo që i thotë vetes se janë gjykatë e lartë, ftesat janë shpërndarë më së shumti nëpër kafene të ndryshme nëpër rrugë, qorrsokakë, nëpër çajtore…kështu që është një turp i madh i kësaj drejtësie që nuk e tregon seriozitetin e vet”, thotë Gucati. (Kosovapress)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …