Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin filluan bisedimet në Soçi për “normalizimin e situatës” në Sirinë verilindore, njoftoi Kremlini. Erdogan vlerësoi përpara takimit se “rajoni po kalon në një periudhë të rëndësishme”.”Unë besoj se nga ky takim do të përfitojë rajoni, i cili po kalon në një periudhë të rëndësishme,” tha Erdogan, duke qëndruar ulur pranë Putinit, raporton DPA. Presidenti turk tha se takimi i dy liderëve ishte një “mundësi shumë serioze”. Ndërsa, Putin shprehu shpresën se marrëdhëniet e ngushta midis vendeve të tyre do ta bënin më të lehtë gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin në Siri. Ministria e Jashtme ruse tha sot se ofensiva turke në Siri është një shkelje e integritetit territorial të Sirisë, raporton Reuters duke cituar Interfax.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …