leoni

Smajl Latifi

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë ftesë për t’ u hetuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale

Ish-eprori i UÇK-së, aktualisht kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se ka pranuar të martën një ftesë për t’u paraqitur në Zyrën e Prokurorit të Gjykatës Speciale me seli, në Hagë.  Kam pranuar një ftesë për t’u paraqitur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë. Kam qenë i vetëdijshëm se rrugë tjetër për çlirimin e popullit shqiptar përveç luftës së armatosur nuk ka. Zaten, kjo është mënyra e vetme për të hequr robërinë popujt e pushtuar. I bindur në këtë pikëpamje, gjithnjë jam munduar që të bëj më të mirën për vendin tim, pa i cenuar vlerat morale të kombit shqiptar, të dëshmuara në luftë dhe në paqe. Jam thellësisht i bindur se asnjë forcë në botë nuk do të arrijë të përbalt luftën tonë të drejtë çlirimtare, sepse mbi çdo skenar dashakeqës qëndron parimi i popujve për liri dhe të drejta kombëtare. Prandaj, luftërat çlirimtare nuk mund të gjykohen, sepse përmbajnë në vete parimin e shëndoshë të humanizmit dhe të drejtësisë. Mbetem i përkushtuar në sendërtimin e idealeve të kombit shqiptar dhe nga kjo rrugë nuk ka forcë që të më shkëpusë”, ka shkruar, ish luftëtari i lirisë, Smajl Latifi. Organizata e Veteranëve të Luftës në Rahovec, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se pos Smajl Latifit, ftesë nga Gjykata Speciale ka marrë edhe Milaim Latifi, ish-ushtar i UÇK-së dhe epror i TMK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …