Senati Amerikan

Senati amerikan miratoi rezolutën për ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Senati amerikan miratoi rezolutën për ndriçimin e vrasjes së vëllezërve, Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi. Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot Engel, tha se kjo çështje ishte e rëndësishme për të, duke pasur parasysh lidhjet me komunitetin shqiptar dhe se ai e njeh personalisht familjen e vëllezërve Bytyçi.  Engel tha se ai e di që autoritetet serbe e dinë se kush janë personat përgjegjës. “Nëse Serbia do që të bashkohet me perëndimin ajo duhet të përballet me të shkuarën dhe pranojë përgjegjësinë”, tha ai. Menjëherë pas miratimit të rezolutës, Ilir Bytyçi, vëllai i tre shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe ka shprehur vlerësimin e familjes së tij për rezolutën: “Shpresojmë që i Dërguari i Posaçëm, Palmer dhe i Dërguari i Posaçëm Grenell do t’i dëgjojnë këto zëra dhe ta bëjnë përparësi çështjen e vëllezërve Bytyçi dhe drejtësinë për krimet e luftës në punën e tyre.  Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi kanë qenë pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”, të radhitur në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë kapur në befasi nga forcat serbe në kufirin e  Kosovës me Serbisë duke i dërguar atje disa civilë romë me kërkesën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …