Seanca e gjashtë për procesin gjyqësor kundër shqiptarëve që u përballen në maj të vitit të kaluar me policisë sllavo-maqedonase në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë, është anuluar për shkak të mungesës së kushteve për mbajtjen e debatit kryesor në Gjykatën Penale të Shkupit. Tre prej avokatëve të të akuzuarve e braktisën seancën, për shkak kushteve të këqija në të cilat zhvillohej gjykimi. Avokatët, u dënuan në mënyrë arbitrare me nga 1.200 euro për shkak të, sikur thuhet, prishjes së rendit në seancë dhe pamundësimin e kushteve për mbajtjen e debatit kryesor. Avokatët kërkojnë që të plotësohet parimi kryesor i gjykimit korrekt, të drejtë dhe publik, dhe çdo avokati t’i mundësohet të qëndrojë pranë të akuzuarit që e përfaqëson, prania e së paku të një familjari, si dhe praninë e gazetarëve. Dy seancat e para për rastin “Lagjja e Trimave” në të cilin akuzohen 29 shqiptarë nga Kosova e Maqedonia ngarkohen për terrorizëm dhe pjesëmarrje në një organizatë luftarake u mbajtën në sallën e madhe të Gjykatës Supreme.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …