Njëra nga temat e takimit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, pritet të jetë çështja e dialogut Kosovë Serbi

Në takimin e Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës temë diskutimi pritet të jetë dialogu me Serbinë

Në takimin e sotëm në mes dy grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës temë diskutimi pritet të jetë dialogu me Serbinë. Kështu ka bërë të ditur pak para takimit ,anëtarja e grupit punës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.“Janë disa çështje të cilat do diskutohen dhe që i kemi diskutuar pak a shumë edhe në takimin e kaluar. Por sot do të flasin më gjerësisht. Njëra prej çështjeve që do të diskutohet do jetë edhe dialogu me Serbinë besojmë që duke marr parasysh bashkëpunimin tonë dyvjeçar me LDK-në që kemi pasur në kohën sa kemi qenë në opozitë ky bashkëpunim na ka shërbyer edhe për harmonizim të qëndrimeve sepse ju e dini që bashkërisht e kemi kundërshtuar shkëmbimin territorial, bashkë e kemi kundërshtuar projektligjin për dialogun në Gjykatën Kushtetuese”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …