Në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u pranua projektrezoluta e cila i kërkon përfaqësuesit të përhershëm në OKB të kryetarit amerikan, Barak Obama, formimin e gjykatës, e cila do të shqyrtojë dhe dënojë krimet e luftës të kryera nga regjimi i Assadit dhe aleatët e tij, në Siri. Projektrezoluta e përgatitur nga deputeti i Partisë Republikane në New Jersey, Christopher Smith përfshin kërkesën për formimin e një gjykate për krimet e luftës të kryera kryesisht nga regjimi i Asadit dhe aleatët e regjimit si dhe nga palët e tjera të konfliktit. Në projektrezolutë theksohet se këto krime janë të njëjtë me “krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit”, të cilat krijojnë një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe se Dhoma e Përfaqësuesve i dënon ashpër këto. Në projektrezolutë i bëhet thirrje qeverisë amerikane dhe partnerëve të saj që të tregojnë përpjekje që sulmet e ndërmarra nga regjimi sirian dhe aleatëve rusë iranianë e të tjerë të marrin fund dhe gjithashtu i kërkohet qeverisë Obama që të sigurojë në mënyrë të vazhdueshme dhe të drejtë dërgimin e ndihmave ndaj personave në nevojë.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …