Javën që shkoi, skenën politike shqiptare e tronditen dy ndodhi, njëra për fajin pse jemi shqiptar dhe tjetra, nga gabimet që përsëritën tash e tridhjetë vite, nga politika shqiptare. E para, nuk mori sinjale të mira nga Franca dhe bashkëveprueset e saja, për të nisur negociatat për anëtarësimin në BE dhe e dyta, takimi në Novi Sad, për Minishengen, në mes Serbise, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në emër të BE, Franca dhe Holanda i thanë jo Shqipërisë londineze, për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim, në gjirin e saj. Jo-ja Franceze ishte edhe poshtëruese, sa tash shqiptarët duhet vënë gishtin kokës, nga na erdhi kjo, dhe, pse, Franca arriti në këtë nivel të politikës, sa jo vetëm i injoroi, por edhe i poshtëroi shqiptarët,? Kjo jep për të kuptuar, se, jo vetëm Franca, por pjesa dërmuese, nuk e kishin hallin e sistemit politik të Shqipërisë londineze, në kohën e Enver Hoxhës, por i pengonin shqiptarët që popullonin këtë hapësirë, me pozitë, bukur me pesë, gjeopolitike dhe gjeostrategjike. E vetmja mundësi për të qenë prezente në këto hapësira, për francezët kolonialist, ishte krijimi i shtetit Serb, forcimi i saj në territoret tona dhe çfardo krimi që të bënë Serbia, që edhe u dëshmua në luftën tonë çlirimtare, ajo nuk mund ta denojë. Jo vetëm se nuk e ka denuar, por si shpërblim, për pjesëmarrje në bombardimet e NATO-s, ia premtoi Veriun e Kosovës, ku e kishte edhe synimin Serbia, duke e parë humbjen nga shqipatrët dhe mu për këtë kemi konfliktin e saj me Gjermaninë, e cila kërkon që të ruhen kufijtë e Kosovë dhe Shqipëria londineze të marrë sinjalin e gjelbërtë për në BE.
Këto të dyja, duke qenë pranë shteteve të fuqishme, siç janë Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, të vetmen mbështetje e kishin te Rusia, për të krijuar koridor më të afërtë me Azinë dhe rruga më e mirë ishte Serbia, që ajo të zgjerohej duke shpopulluar dhe pushtuar territoret shqiptare, që në njëfar mase edhe ka arritur. Por, mbas Luftës së Dytë Botërore, kjo iu pamundësuar nga pushteti në Shqipërinë londineze. Edhe këta gjithnjë janë munduar ta forcojnë Serbinë, Holanda, madje, edhe e mundësoi masakrren në Srebrenicë te BH, ku u vranë rreth tetëmijë boshnjak musliman, me ndihmesen e treqind truopave të saja, nën shenjen e paqërujtësve ndërkombëtar, ndërsa Franca sabotonte bombardimet e NATO-s dhe e vendosi kufirin te lumi Ibër.
Të dyja këto shtete janë të interesuara të injorojnë shqiptarët, të forcojnë Serbinë dhe të jenë më afër Rusisë dhe mu për këtë janë artikuluese e politikës ruse dhe asaj ortodokse, që një shekull e gjysmë. Prandaj, shqiptarët duhet të ndalën dhe të rishqyrtojnë pozitën e vet, në relacion me Bashkimin Evropian.
E dyta, që është më tragjike se e para, sepse këtë e bëri kreu i politikës së Shqipërisë londineze, me sygjerimet e bashkëpunëtorëve të Stanishiqit e Herleviqit, si dhe me ndihmën e Ministrit të Punëve të Jashtme, i cili për diplomacinë ndërkombëtare, është ende në shpërgej dhe pranuan takimin në Novi Sad, për një Minishengen. Parashtrohet një pyetje shumë e logjikshme, pse në këtë takim nuk ftohet edhe Mali i Zi, për të rumbullaksuar pjesëmarrjen e këtij regjioni, apo ajo është lënë në baraspeshë me BH-nën, kjo e para dhe e dyta, Serbia veç e llogarit pjesën e Bosnjes serbe t’ia bashëkëngjes vetës, ndërsa në Mal të Zi e ka “humbur terenin” për momentin, por për hirë të fqinjësisë së mirë, ajo do të bashkangjitët Serbisë. Ku do të jenë Shqipëria londineze dhe Kosova, në këtë bashkërenditje, e bashkëveprim të Ballkanit Perendimor?! Serbia këtë lojë e bënë, sepse ende e ka terrenin e përshtatshëm në Tiranë dhe parulla “Ballkani ballkanasve” (lexo: sllavëve), synim i kahershëm i saj, sot është më aktual se kurrë, sepse Tirana zyrtare ka shprehur gaditshmëri për të vepruar. Këtu edhe qendron përsëri politika faranceze dhe hollandeze, pse Kosovës nuk i jepet sinjali i gjelbërt, për të mbrojtur tërësinë teritoriale dhe nëse do këtë, atëherë duhët të hyej nën tutelen serbe, në kuadër të Ballkanit Perendomor. Mos vallë, Serbia, e ka ende terenin e përshtatshëm për të vepruar në Shqipërinë londineze?! Si duket ajo e ka këtë konstatim, kur dihet se ky Minishengen, për çdo marrëveshje që të arrihet, rrugët i ka nëpër Kosovë dhe Mal të Zi, e ndoshta Serbia ka marrë zotime nga Mali i Zi dhe Shqipëria londineze nga Kosova, për kyqje të mëvonshme në këtë ombrellë serbe.
Shikuar nga ky këndë, ka ardhur momenti, që shqiptarët të ulën, jo vetëm të këtyre dy shteteve, por të gjithë dhe të shikojnë dhe analizojnë politikat e veta dhe të marrin një qendrim të përbashkët, se si duhet vepruar me Evropën, por edhe me fqinjët e vet. Nëse nuk arrijnë të konsolidojnë politikat kombëtare, ky Minishengen, që nuk është i rastësishëm, do të jet i kobëshëm për ne.
A janë ndalur zyrtarët e Tiranës, për të nalizuar, se, pse këto dy shtete, me ngulm kërkojnë të arrihet një marrëveshje në mes Serbisë dhe Kosovës, një marrëveshje në të mirë të saj, që ajo të vije në radhë për të hapur dialogun me BE, kur dihët se çfarë krimesh ka kryer ajo? Pra, ajo pritet t’i vije radha sa më shpejtë, ndërsa Shqipërisë londineze i janë mbyllur dyertë për kohë të pacaktuar. Pse këto dyja shtetet mirëpresin vizitat e opozitës së Tiranës, kur nuk janë as legjitim në legjistraturën aktuale, sepse, vetë e nëpërkëmbën atë, madje edhe provuan t’ia shtinë flakën objektit, që të tumirin kërkesën e miqëve? Dhe së fundmi, pse Tirana nuk mendoi, se derisa Serbia pritet krahhapur për dialog me BE, ajo të jetë iniciatore për një Minishengen? Logjika e thotë, se me Shqipërinë londineze dhe BH nuk do të ketë bisedime më, sepse ato do t’i përfaqësojë Serbia në të ardhmen, duke marrë mandatin nga Minishengeni. Të parën duke e përfaqësuar, e, të dytën duke e llogaritur si partnere serioze, se ka prapa vetës të tjrët.
Gjithë kjo jep për të kuptuar, se shqiptarë më nuk guxojnë të veprojnë ndaras, se vet këtë na la për të nënkuptuar Franca dhe Holanda, ngase ato nuk llogaritin, se diku ka një kombë shqiptar, si factor të rëndësishëm, se rëndësinë e nëpërkëmbim vet, për të marr vendin e merituar, që i takon në këtë Evropë. Nëse nuk ndodh të bëhemi faktor, mos të presim se të huajtë do të na ndihmojnë, madje edhe nëse shkojmë veç e veç, siç kemi vepruar, ata do të mundohen të pjellin edhe ndonjë lojë më të rrezikshme. Vetëm le të mendojmë për aresenalin ushtarak dhe qendrat e dislokimit të logjistikës kontrainformuese, regrutimit dhe kontrrollit hapësinor, që po ia mundësojnë Serbisë, Rusia dhe simotrat e saja, Franca dhe Holanda, këtu nuk po e përmendi Greqinë, sepse kjo është në vazhdimësi në këtë politikë antishqiptare.
Koha nuk pret! Jemi vonuar për tridhjetë vite. Nëse deri sot nuk jemi faktorizuar, ka ardhur momenti për këtë, sepse nuk ka nevojë të bëhen analiza, për të parë, në duhet apo jo. Nuk duhet lejuar politikën shqiptare të shkojë si mushka pas daijës, sepse daija na tregoi vendin ku e kemi. Nuk bëhet fjalë në e meritojmë apo jo. Evropa është, ajo e Kongresit të Berlinit e këtej, sa këtë e shprehu Franca, në mënyrë të njëanshme, për të mbrojtur mostrumin e krijuar- Serbinë, që i bie, nëse doni Brukselin, mbushjani mendjen politikës së Kosovës dhe plotësoni kriteret që i kërkon Serbia, atëherë jeni të mirësëardhur në dyert e Brukseli, e kur do të hapen ato për ju, ua tregojmë ne. Faktorizimi i shqiptarëve në Gadishullin Ilirik dhe në Evropë, është i domosdoshën dhe këtë duhet bërë, se të gjitha parametrat i kemi, e, pastaj vetë Evropa, madje, edhe Franca e Holanda, do ta kërkojë këtë prej nesh.
Të veprojmë sa nuk është ora dymbëdhjetë! Këmbanat e alarmit kanë filluar të buqasin, sepse Vuqiçi e tha hapur, ne detyrohemi të përgaditemi për konflikt (lexo: luftë), se këtë po e kërkon Kosova!!!
Prishtinë, 22.10.2019