Sot në ora 16:00 në Qendrën për Numërim dhe Rezultate do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Këtë lajm e ka konfirmuar për mediet edhe zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi. Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150. “Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të kemi të qartë se sa prej tyre do të aprovohen.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …