Në veri të Mitrovicës janë arrestuar një toger policor, një rreshter dhe një zyrtar policor. Ky arrestim u bë nga IPK-ja me urdhëresë të Prokurorisë Speciale nën dyshimin për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”. Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përmes një sqarimi për media thonë se mëngjesin e sotëm kanë arrestuar tre zyrtarë policorë në Mitrovicën e Veriut. “Operacioni i sotëm që u zhvillua me urdhëresë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar në muajin maj të këtij vitit të koduar me emrin “Kontrabanda”, thuhet tash në sqarimin e tyre. Përmes njoftimit thonë se arrestimi i tre të dyshuarve, një toger policor, një rreshter dhe një zyrtar policie, është realizuar me urdhëresë të Prokurorisë Speciale me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale Krim i organizuar dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …