Në një kohë kur në Evropë është rritur shqetësimi për një depërtim edhe më të madh të ndikimit ruso-kinez në Ballkanin Perëndimor, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq thotë se mos hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nga BE-ja justifikon politikën e tij me dy fuqitë e tjera. Ai në një intervistë për Fajnenshel Tajmes tha se vendimi i BE-së për dy shtetet ballkanike, pavarësisht reformave që kanë ndërmarrë, tregoi se “jo gjithçka varet nga ne”.Vuçiq ka shtuar se vendimi për të mos hapur negociatat me Tiranën dhe Shkupin e justifikon politikën e tij për marrëdhënie më të afërta me Kinën dhe Rusinë. “Ne nuk mund të varemi nga vendimi i radhës i Këshillit Evropian, ose se çfarë do të vendosë Qeveria holandeze, apo se nëse Qeveria daneze do të bëjë diçka tjetër”, tha Vuçiq. Nesër Serbia do të firmosë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Unionin Euro-aziatik, i cili është një bllok ekonomik rival i BE-së, i udhëhequr nga Rusia.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …