Sot në Tiranë fillon punimet Samiti për Paqe i Evropës Juglindore i cili mbahet deri më 27 tetor

Sot në Tiranë fillon punimet Samiti për Paqe i Evropës Juglindore i cili mbahet deri më 27 tetor

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është nikoqir i  Samitin për Paqe të Evropës Juglindore me temë, “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi Njerëzor në Evropën Juglindore”, i cili do të mbahet prej  sot deri më 27 tetor. Samiti mbahet nën patronatin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai organizohet nga Federata e Paqes Universale, si pjesë e një serie në vazhdim samitesh anembanë botës që mbështesin ndërvarësinë, begatinë e ndërsjellët dhe vlerat universale. Samiti do të përfshijë nisjen në Evropë dhe Lindjen e Mesme të Këshillit të Lartë Ndërkombëtar për Paqe një shoqate globale e krerëve aktualë dhe të mëparshëm të shteteve dhe qeverive të përkushtuar ndaj dialogut dhe bashkëpunimit për hir të paqes dhe zhvillimit njerëzor. Veç kësaj, samiti do të përmbajë asambletë e “Shoqatës Ndërkombëtare të Parlamentarëve për Paqe dhe Shoqatës Ndërfetare për Paqe dhe Zhvillim”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …