Lidhur me një deklaratë të papeshuar të Ramush Haradinajt, i cili rrahu gjokse se kishte parandaluar një plan “për grabitje të 10 miliardë eurosh” për ndarje të Kosovës, mes Edi Ramës, Hashim Thaçit e Aleksandër Vuçiqit, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka paralajmëruar edhe padi penale për shpifje. Por nga zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës, s’kanë dhënë më shumë sqarime shtesë përveç asaj që ka deklaruar Haradinaj, duke shtuar se për këtë ai një ditë do të deklarohet vetë. Edi Rama që dikur e quajti gënjeshtar Haradinajn, tash thotë se ai po shpif, për çka edhe po e përgatitë padinë. “Për 10 miliardëshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të antishpifjes, dhe në Gjykatat e Kosovës, zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe presidentit të Serbisë. Ky lloj i politikanëve mashtron popullin në kohë fushatash me qëllim për të marrë ndonjë votë më shumë, ka thënë mes tjerash Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …