Disa medie botërore me ndikim shkruajnë për rastin Dehari, pas publikimit të ekspertizës zvicerane. The New York Times, rihapjen e hetimeve e pason me lajmet nga një ekspertizë zvicerane e forenzikës, ku thuhet se vdekja e Astrit Deharit ka të ngjarë të jetë një vrasje, e jo një vetëvrasje, sikur ishte konstatuar më parë. Në shkrimin e interpretuar nga agjencia Associated Press, thuhet se prokuroria po i përgjigjej raportit, të publikuar të enjten, për atë që i ndodhi Astrit Deharit, kur ai u gjet i vdekur në nëntor të vitit 2016, ndërsa ishte në paraburgim. Për vdekjen e Astrit Deharit kanë shkruar edhe disa medie të Zvicrës. Përmes një artikulli të titulluar, “Raporti zviceran shkakton trazim në Kosovë” dhe një mbi titull “Vdekja misterioze e një politikani të lindur në Bern”, mediumi zviceran vë në pah faktin se pas vdekjes së aktivistit politik Astrit Dehari në një burg të Kosovës, ekspertë nga Lozanë dyshojnë lidhur me qëndrimin zyrtar të vdekjes.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …