leoni

Dije Ferati: Si të paditet në gjykata qëllimkeqja e ashtuquajtura “Shoqata e Pajtimit Mbarëkombëtar”?

Dije Ferati: Si të paditet në gjykata qëllimkeqja e ashtuquajtura “Shoqata e Pajtimit Mbarëkombëtar”?

Në një vend ku nuk ka Kanun, nuk ka drejtësi paralele as nuk ka fëmijë të ngujuar për shkak të gjakmarjes! Ata që i kanë bërë lexim kritik këtij libërthi (Kanunit) mendojnë se nuk i përket asnjë kulture në botë, pra as asaj shqiptare, por se është një plan makiavelik i armiqve të kombit shqiptar për ta çoroditur sistemin e drejtësisë në trojet tona. Në anën tjetër, ka të tillë që mendojnë se  ky farë libri mund t’i përkasë një të kaluare të largët por kurrsesi epokës së sotme.  Egziston një specie e tretë e rrezikshme e cila (për përfitime monetare personale) fshihet pas këtij libërthi 106 faqesh pëfshirë parathënien. Lexojeni në : http://kanuniilekedukagjinit.blogspot.com

Ata njërëzit e tretë (po i quajmë njërëz) përfitojnë nga momentet më të ndieshme të fatkeqësisë së atyre të cilët arrijnë t’i manipulojnë për ta nxitur dhe për ta zgjeruar konfliktin. Pra, këta janë anëtarët e së ashtuquajturës“Shoqata e Pajtimit Mbarëkombetar”.

Në këtë shkrim do i shpalos disa ide për ta nxitur vetëdijën e të dëmtuarve. U sugjeroj  që të kërkojnë dëmshpërblim për dëmet si humbjen e punës (të ardhurave, punimin e tokës), humbjen e viteve shkollore për fëmijë, dhe vuajtjet derisa janë të zënë peng (si frika konstante nga vrasja). Shkurt, të kërkojnë dëmshpërblim për zënien peng , humbjet dhe vuajtjet e shkaktuara nga biznesi i gjakatarëve të cilët paraqiten si pajtimtarë.

PADIA NË GJYKATA KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE

Ja një shembull konkret i nxitjes së gjakmarrjes dhe masave të cilat  mund të merren për dëmshpërblim. Filloni duke e shikuar videon në gjuhën frënge “Albanie : La vengeance dans la peau” me përkthim në shqip “Shqipëria : Hakmarrja në lekurë”. ( https://www.youtube.com/watch?v=kFhPJqGPShE )

Në minutin 14, paraqitet zoti Gjin Marku duke u shprehur  kundër mentalitetit të popullit  të tij dhe drejtësisë së shtetit duke shpresuar se,  në këtë mënyrë,  ia ngrit vlerën biznesit të tij të gjakut dhe të falsifikimeve. Në minutat që vijojnë kemi një rast interesant për analizë. Gëzimi, babai i një vajze të vrarë, pa qenë shënjestër e vrasësit ( vrassësi tani është në burg) shprehet sheshit: “Në familjen time nuk ka hakmarrjes! Nuk do të vras askend!”.

Më tutje shton se nuk do as të marrë para si kompenzim duke dhënë argumentet:  “Merre me mend se dikush ta vret babain e të thote: “Ja merri 2000 apo 3000 euro për çmimin e gjakut? A je në gjendje ta hash gjakun e babait tënd si mish e bërxolla, ta pish si birra…? Jo! Disa të propozojnë lopën në këmbim. Si mund ta këmbesh jetën e një njeriu kundër një lope. Aq më tepër kur ke të bësh me fëmijën tënd. Kurrë një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë tek unë!”

Sipas çdo logjike, këtu problemi do të duhej të ishte i zgjidhur. Vrasësi është duke e kryer dënimin për krimin e bërë. Babai i viktimës nuk do as të vrasë as të marrë para. Po të ishim në një vend tjetër të civiluar të Ballkanit apo të Evropës KU NUK KA DREJTËSI PARALELE dy familjet e përfshira nuk do të ishin në hasmëri me njëra tjetrën dhe fëmijët e pafajshëm do të shkonin në shkollë.

Bëhet pyetja: Pse nuk egziston fenomeni i marrjes peng në vendet e civilizuara? Pergjigja: Sepse në ato vende nuk ka Kanun as nuk ka biznese gjakatarësh që praktikojnë drejtësinë paralele!

Në rastin tonë konkret, Gëzimi me gjithë fjalët humane para kamerave,  me vetëdije apo pa vetëdije, e kryen një vepër kriminale të marrjes peng. E mban një familje të tërë të ngujuar në mesin e Evropës, i manipuluar nga ata që e praktikojnë drejtësinë paralele.

Në videon në fjalë duket qartë kryetari i shoqatës gjakatare, zoti Gjin Marku, i cili nuk e fsheh faktin (as në video as në sajtin e shoqatës së tij) se ndërhyn në bazë të Kanunit.  Paragrafi (§.) 967 i Kanunit thotë: “Kpucët a opangat e ndërmjetesuesit përbahen prej 500 groshësh”.*****

Në fakt, edhe Shteti Shqiptar kryen këtu vepër kriminale  sepse nuk i mbron fëmijët dhe familjet  por i lë në mëshirën e biznesit të gjakatarëve të cilët bëjnë ndërhyrje pa kompetenca dhe pa logjikë të drejtësisë.

Si do të ishte një version i civilizuar? Gëzimi nuk do të pranonte shërbimet e sharllatanëve  të cilët praktikojnë drejtësinë paralele në bazë të Kanunit gjakatar por  do ta siguronte familjen fatkeqe dhe fëmijët se do të heq dorë edhe nga krimi i marrjes peng, krim po aq i rënde sa edhe vrasja me paramendim!

Ja sugjerimi im për këtë rast:  Familja e ngujuar ta padisë shoqatën në fjalë dhe ndërhyrësit gjakatarë  (me emër, mbiemër dhe fakte të ndërhyrjes së tyre) në gjykata shqiptare dhe në atë të Strasburgut, për shembull. Pra, në gjykata kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ta padisë edhe shtetin shqiptar i cli nuk ndërhyn por e lë familjen (si shumë të tjera) në mëshirën e biznesit të ndërhyrësve pa kompetenca.

Në raste të tilla është e nevojshme të gjendet një avokat i fortë (shqiptar apo ndërkombëtar) i cili pranon të paguhet me përqindje të dëmshpërblimit. Ky dëmshpërblim mund të jetë shumë i madh kur llogariten vuajtjet e përjetuara me vite e vite.

NDËRHYRJA NË AMBASADA

Paralelisht me paditjen, do të ishte në interesin e familjes së dëmtuar që ta dërgojë padinë apo rastin (për njohuri) në ambasada të huaja, e sidomos në atë amerikane. Nëse, për shembull, ambasada amerikane bindet se organizata qëllimkeqe e famëkeqe,  e cila e quan vetem pajtimtare,  ngujon dhe terrorizon fëmijë të pafajshën nën pretekstin e Kanunit, amerikanët do ta fusin këtë biznes gjakakatar në listën e zezë. Kuptohet, të gjithë anëtarët e saj do të figurojnë si terrorizues, do të thotë… si terroristë. Pas një aksioni të tillë, do të jetë shumë më lehtë që familjet e ngujuara ta marrin shpërblimin e merituar nga gjykatat në Evropë.

Argumenti se Kanuni i shkruar në vitin 1933 (i cili shërben si mjet për të terrorizuar familje të tëra) gjoja se egziston qe 600 vite është po aq absurd sa edhe vetë përmbajtja e këtij libri sharllatan. Ka më shumë se 600 vite kur gratë në shtete të qyterëruara nuk kishin të drejtë vote, por askush nuk guxon ta vë sot në pyetje këtë të drejtë për shkak të traditës së padrejtësisë. Si na qenka vrasja me paramendim apo marrja peng (si ngujimi i fëmijëve) “vlerë” që duhet ruajtur për shkak të gjatësisë së egzistencës së këtij fenomeni terrorizues?!

Ky ishte vetëm një argument i thjeshtë nga shumë të mundshëm të kësaj logjike. Nëse e lexoni Kanunin në adresën që e paraqes në paragrafin e dytë (të këtij shkrimi) do të gjeni edhe të tjerë, në formë të komenteve.

JURIA QYTETARE

Shikojeni një video tjetër në shqip me titull “Viktimat e gjakmarrjes, Gjin Marku i ftuar në Ora News”.

( https://www.youtube.com/watch?v=am6hVdgCM-Y )

Këtu padroni i bën reklamë biznesit të tij. E kuptojmë qartë  se ky njeri është po aq i palogjikshëm se sa është  vetë përmbajtja e  Kanunit. Paragrafi (§.) 520 i Kanunit thote:  “Gjuha âsht prej tulit e gjithshka bluen.” Në këtë paragraf vërehet kulmi i drejtësisë së Kanunit!

Me gjuhën prej tulit të Kanunit të tij, Gjin Marku shpreh dëshirën që biznesi i tij të njihet siç njihet  juria qytetare në disa vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja…  .  Një gjë e tillë është e pamundur në bazë të logjikës së drejtësisë. Nëse kërkoni në Gogle me fjalët “juria qytetare” dhe me fjalën në anglisht apo frengjisht “jury” del qartë se, si në këto shtete por edhe në tekste juridike shqiptare, anëtarët e jurisë zgjidhen me short nga listat elektorale për të dhënë një opinion të paanshëm. Kanunarët nuk janë neutralë. Ata janë në situate të konfliktit të interesit. Kanunarët duan që të mos funksionojë drejtësia sepase e kundërta e drejtësisë u sjell atyre ujë në mulli. Aty ku i fut hundët ajo organizatë djallëzore, nuk ka drejtësi!

INDUSTRIA E VËRTETIMEVE TË RREJSHME

Ne minuten 13, të videos së dytë të lartëpërmendur (“Viktimat e gjakmarrjes, Gjin Marku i ftuar në Ora News” ) padroni i BIZNESIT TË GJAKUT  u bën reklamë  edhe shërbimeve të tij konekse siç janë vërtetimet e rrejshme për azilkërkuesit. Të gjithë shqiptarët në mërgatë e dinë se Gjin Marku lëshon për hallexhinjtë (duke krijuar histori fallxo të gjakmarrjes)  kundër pagesës 1000 euro për vërtetim.  Një mijë euro, jo 1000 groshë (apo kokrra fasulesh) që është monedha “zyrtare”e Kanunit! Ai do euro! Do pagëse në mënyrë moderne për një “shërbim” të bërë në mënyrë primitive!?

Këtu shtrohen nja dy pyetje të thjeshta por kuptimplote: A ua deklaron Gjin Marku anëtarëve tjerë të shoqatës këto letra apo vërtetime? A i ndan ai ato euro (një mijë për vërtetim) me anëtarët tjerë apo i mban të gjitha për vete?

E paraqes këtë fakt për dy arësye:  E para,  që të përdoret ky fakt si provë gjatë padisë së shoqatës qëllimkeqe nga ana e familjeve të ngujuara. (Ky është qëllimi kryesor i këtij shkrimi). Arësyeja e dytë është që ta kuptojnë anëtarët e bordit se, nëse kryetari Marku nuk i ndan me ta paratë e vërtetimeve fallco, kjo gjë do të thote se ai vetëm i shfrytëzon ata budallenj të cilët bëjnë hangari pa vetëdije në punët e pista të kësaj shoqate.

MANIPULIMI I ANËTARËVE TË BORDIT

Në bashkëpunim me një grup aktivistësh kundër gjakmarrjes dhe kundër zënies peng të familljeve, do të përpiqem të bëhet e mundur që anëtaret e  bordit të jenë  të gjithë në korent se janë të manipuluar.  Ju ftoj gjithashtu, lexues të nderuar, ta jipni kontribution tuaj në këtë drejtim. Ja referenca:

http://www.pajtimi.com/index.php?faqe=bordi

Jam e bindur se  anëtarët e bordit apo pajtimtarët “vullnetarë” (Kanuni,  sipas paragrafit 967, nuk parasheh pajtimtarë vullnetarë!) që në momentin kur do ta kuptojnë se janë të manipuluar,  do të largohen nga kjo shoqatë qëllimkeqe gjakatare e cila e praktikon drejtësinë paralele. Dëshira për dorëheqje do të jetë edhe më e madhe posa ta kuptojnë se  i ekspozohen padisë në gjykata kombëtare e ndërkomëtare, njëherit futjes së emrit të tyre në lista të zeza… VETËM E VETËM se i mundësojnë kryetarit Gjin Marku  të fitojë (VETËM PËR VETE?) nga vërtetimet e falsifikuara…

REFERENCA

*****  Po deshët të mësoni vlerën e monedhës së Kanunit,  groshit, (për kulturë gjenerale e jo kurrsesi që të hapni një biznes konkurrent të këtij egzitues!!!) mund të lexoni disa krahasime dhe llogaritje të tjeshta në shkrimin “Takimet e Gjeçovit – Gëzuar ditëvdekja”. (Kopjojeni këtë titull në Google).

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …