Tomë Gashi: Që nga 5 nëntori i viti 2016 e kam thënë me mijëra herë se trupi i Astrit Deharit e vërteton vrasjen

Tomë Gashi: Rasti Dehari duhet t’i kalojë Prokurorisë Speciale dhe të nisin hetimet edhe brenda sistemit të drejtësisë

Tomë Gashi, avokat i Familjes së Astrit Deharit, po kërkon të fillojnë hetimet dhe të zbardhet vdekja e ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kishte vdekur në burgun e Prizrenit, më 2016.Gashi po thotë se hetimet duhet të zgjerohen edhe te ata që e kanë fshehur lëndën e Deharit. Rasti i Astrit Deharit u rikthye në publik pas ekspertizës së ardhur nga Zvicra në të cilën thuhet se bazuar në prova është pak e mundshme që Astrit Dehari të ketë bërë vetëvrasje. Kërkohet të bëhet një hetim i ri për të shikuar edhe pista tjera përfshirë edhe përfshirjen e ndonjë personi të tretë në këtë ngjarje. Raporti i ardhur nga Zvicra nuk konstaton askund se Astrit Dehari është vrarë, s’tregon nga kush është vrarë dhe as si është vrarë, por kërkon që edhe kjo pistë të hetohet për të zbardhur krejtësisht të vërtetën. Avokati dhe Familja e Deharit e kanë interpretuar ekspertizën duke thënë se ajo vërteton se Astriti është vrarë. Sidoqoftë, Tomë Gashi ka thënë se lënda për t’u sqaruar duhet t’i kalojë Prokurorisë Speciale dhe të nisin hetimet edhe brenda sistemit të drejtësisë. “Lënda duhet te kalojë ne Prokurorinë Special dhe te arrestohen te gjithë ata qe e kane fsheh qe tre vite hetuesit e te tjerët te vërteten”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …