Bilall Sherifi

Bilall Sherifi, ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun zgjedhor dhe do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm të Kosovës

Në bazë të votave të rregullta, atyre të diasporës dhe votave me kusht, Nisma ka arritur që të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, kështu ka deklaruar Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi. Ai në një konferencë për media tha se Nisma ka 5.017%. “Nisma Socialdemokrate ka arritur të grumbullojë rreth 42 mijë vota, nga votat e diasporës Nisma ka 915 vota, nga votat me kusht 1 mijë 401 vota. Koalicioni ynë ka arritur të bëhet pjesë e kuvendit duke arritur 5.017 % votave”, tha ai. Sa i përket votave të ardhura nga Serbia, ai ka thënë se kanë ardhur në Kosovë në mënyrë kriminale.”Ne insistojmë që këto vota të cilat janë mbushur në mënyrë kriminale, kanë ardhur në Kosovë në mënyrë kriminale, që këto vota në asnjë mënyrë të mos trajtohen nga KQZ. Ne kemi ushtruar një ankesë në PZAP dhe ka marrë një vendim që na sugjeron që ankesa për këtë çështje është e hershme, kështu që pas shpalljes së rezultateve të bëjë ankesë. Do ta respektojmë këtë këshillë”, tha ai. Sherifi tha se janë të gatshëm të pranojnë çfarëdo rezultati që vije nga votat e rregullta, por jo nga votat kriminale.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …