Mediet botërore bëjnë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar stërvitjen e forcave ushtarake ukrainase. “Skuadra e parë e forcave speciale ukrainase është stërvitur dhe pajisur me mjete ushtarake. Tani do vazhdojmë me njësitë e tjera sipas standardeve tona”, ka deklaruar gjenerali amerikan Breedlove. Vetëm pak ditë më parë ai bëri një deklaratë të fortë kundër Rusisë. “Do t’i shkatërrojmë duke i goditur në pikat kyçe”, tha ai i pyetur nëse do të kishte një kërcënim nga Rusia. Pavarësisht se situata dukej e qetë pas bisedimeve diplomatike për Sirinë, tensioni mes dy superfuqive vijon të jetë i lartë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …