Sot në Tiranë përfundon Samiti për Paqe të Evropës Juglindore i mbajtur gjatë tri ditëve nën organizimin e kryeministrit Rama

Sot në Tiranë përfundon Samiti për Paqe të Evropës Juglindore i organizuar nën patronatin e kryeministrit Rama

Sot përfundon Samiti për Paqe të Evropës Juglindore, i cili gjatë tri ditëve është mbajtur në Tiranë me temë “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi Njerëzor në Evropën Juglindore”. Samiti po mbahet nën patronatin e kryeministrit Edi Rama dhe është organizuar nga Federata e Paqes Universale, si pjesë e një serie në vazhdim samitesh anembanë botës që mbështesin ndërvarësinë, begatinë e ndërsjellët dhe vlerat universale. Samiti do të përfshijë nisjen në Evropë dhe Lindjen e Mesme të Këshillit të Lartë Ndërkombëtar për Paqe, një shoqate globale e krerëve aktualë dhe të mëparshëm të shteteve dhe qeverive të përkushtuar ndaj dialogut dhe bashkëpunimit për hir të paqes dhe zhvillimit njerëzor. Drejtues të lartë të shteteve por edhe të atyre që kanë pasur ndikim të madh në vendime të rëndësishme për Ballkanin, përfshirë këtu krerë aktualë dhe të mëparshëm shtetesh dhe qeverish, parlamentarë, udhëheqës fetarë, gra udhëheqëse dhe udhëheqës të shoqërisë civile, do të angazhohen në gjetjen e zgjidhjeve drejt paqes afatgjatë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Evropën Juglindore dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …