leoni

Policia e Kosovës fillon me intervistimin e 15 personave për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit

Nesër në Prishtinë mbahet një aktivitet simbolik në përkujtim të ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari

Të hënën më 28 tetor do të mbahet një aktivitet simbolik në përkujtim të ish-anëtarit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit. Pritet të fillojë në orën 18:00 në rrugën Rexhep Luci (afër Kino ABC) në Prishtinë, aty ku është ngritur edhe murali përkujtimor për Astrit Deharin. Rasti i Astrit Deharit u rikthye në publik pas ekspertizës së ardhur nga Zvicra në të cilën thuhet se bazuar në prova është pak e mundshme që Astrit Dehari të ketë bërë vetëvrasje. Kërkohet të bëhet një hetim i ri për të shikuar edhe pista tjera përfshirë edhe përfshirjen e ndonjë personi të tretë në këtë ngjarje. Raporti i ardhur nga Zvicra nuk konstaton askund se Astrit Dehari është vrarë, s’tregon nga kush është vrarë dhe as si është vrarë, por kërkon që edhe kjo pistë të hetohet për të zbardhur krejtësisht të vërtetën. Avokati dhe familja e Deharit e kanë interpretuar ekspertizën duke thënë se ajo vërteton se Astriti është  vrarë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …