Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se kjo parti është brenda rezultatit zgjedhor që i duhet për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, ai ka thënë se janë duke pritur certifikimin e rezultatit final nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të qartësuar pozicionin e Nismës nga zgjedhjet e 6 tetorit. Krasniqi ka thënë se organet drejtuese të partisë shumë shpejtë do të marrin një vendim lidhur me përfshirjen e mundshme në Qeverinë e Kosovës. Krasniqi dikur kryetar Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kanë pritur rezultat më të mirë nga zgjedhjet e 6 tetorit, por gjithashtu ka thënë se administrimi i votës nuk është bërë siç duhet.Më tutje, Krasniqi është përgjigjur edhe si do të veprojë Nisma nëse e kalon pragun zgjedhor dhe bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.Nisma Socialdemokrate është partia që ka kërkuar rinumërim në nivel vendi të votave të 6 tetorit, më arsyetimin se janë bërë shkelje gjatë procesit zgjedhor, e që pastaj ka ndikuar në rezultat. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me rekomandime të Qendrës për Numërim dhe Rezultate, ka rinumëruar gati gjysmën e vendvotimeve, duke thënë se ka pasur probleme të ndryshme me formularë.Ditët në vijim, KQZ pritet të bëjë certifikimin e rezultateve finale, pas numërimit të votave me kusht dhe ato nga persona me nevoja të veçanta.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …