Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka akuzuar qeverinë Kurti për shkarkim e bordit të AKP, dhe emërimin e bordit të ri. Sipas tij Kurti po do ti kapë institucionet në emër të çkapjes. “Po e shoh njëfarë tendence, e pash edhe sot në Komisionin Parlamentarë, edhe jam ka pe nijë, diqysh po ju ngutet që në emër të çkapjes me kap sa më shpejt shtetin. Kurti e ka përdorë, dhe doli në foltore, çka ka qef me dëgju populli tha: Na e nalum hajnin në Kosovë, edhe ma nuk ka hajni AKP-ja mshelet, shuhet. AKP sot nuk është shuar. AKP është qatu”, tha ai. “Paramendoni çfarë argumenti një takim i bordit kushton 20 mijë euro, e i këtij bordit të ri sa kushton?!,”. Nuk është këtu një parti shtet, diqysh fortë është ka i ngutet që në emër të çkapjes me kap sa më shpejt shtetin” tha ai

Server: Francës dhe Holandës duhet t’i vijë turp për mënyrën se si vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Eksperti amerikan për Ballkanin, Danilel Server i pranishëm në konferencën “Politika Amerikane në Ballkanin Perëndimor” ka thënë se Francës dhe Holandës duhet t’i vijë turp për mënyrën se si vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave. “Kur erdha këtu 22 vite më parë vendi ishte në kaos total, tani vendi ka lulëzuar, tani ju keni përmbushur kriteret për të futur në BE. Francës dhe BE t’i vije turp se si vepruan me ju. Tani angazhohuni ndaj kërkesave, ju mun të përparoni ende edhe pa negociatat. Vonesa nuk duhet të ndikojë në gjëra të tjera”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …