Kryetari Begaj, mbajti mbledhjen e rregullt të Këshilli të Drejtorëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, si çdo të hëne ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve. Në këtë mbledhje drejtorët e drejtorive komunale kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe për planifikimet për javën në vijim. Kryetari Begaj, fillimisht ka kërkuar nga drejtorët që ti shtojnë aktivitetet e tyre për përfundimin e projekteve, sidomos tek investimet kapitale, në mënyrë që të përfundojnë projektet që ende nuk kanë përfunduar, e po ashtu ka kërkuar që të mos ketë vonesa në procedura në mirëmbajtjen dimërore të rrugëve. Gjatë raportimit të drejtorëve, u bë e ditur se si pasojë e mungesës së reshjeve, ka rritje të kërkesave për furnizim me ujë për pije. Sa i përket realizimit të projekteve, u bë e ditur se janë duke vazhduar punimet në disa nga projektet e këtij viti, siç janë rrugët, kanalizimet dhe të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …