Nënkryetarja e Komisionit Europian dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini do të takohet nesër në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor. Bëhet e ditur se ky do të jetë një takim lamtumirës i saj dhe në format joformal. Raportohet se në këtë darkë do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiq, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq. Theksohet se kjo ngjarje do të shfrytëzohet për shkëmbim mendimesh mbi ngjarjet në rajon, zgjidhjen e sfidave dhe analizën e arritjeve gjatë mandatit të Federika Mogerinit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …