Në Junik u mbajt aktiviteti tradicional „Dita e Gështenjës“   

Komuna e Junikut në bashkëpunim me Organizatën Holandeze për Zhvillim në Kosovë CNVP (Bashkojmë Vlerat e natyrës me Njerëzit) ka organizuar aktivitetin tradicional „Dita e Gështenjës“.

Dita e Gështenjës u përcoll me një mori aktivitetesh si: tregun e trashëgimisë natyrore me produkte të ndryshme të gështenjës, mjaltës, qajra dhe produkte tjera pyjore jo drusore, muzikë dhe valle lokale, ku mysafirët gjatë tërë kohës patën mundësi të shijonin gështenjat e pjekura dhe përcillnin punën e nxënësve që po përgatisnin gështenja në varg për të pranishmit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …