Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Bashkë me Ramën në takim shkuan edhe ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës që mori pjesë në garat ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol 19“, ku fituan medaljen e argjendtë. Takimi u mbajt i mbyllur për media. “Ky është një sukses i radhës, sepse ky ekip i mrekullueshëm, këta ushtarë të përgatitur, vazhdimisht po arrijnë suksese kudo në botë”, u shpreh kryetari Thaçi. Kreu i shtetit theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është ushtri moderne, e përgatitur nga shtetet partnere të Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …