Eksperti i çështjeve politike nga Fondacioni Amerikan “Heritage”, Luke Coffey, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se Shtëpia e Bardhë duhet të jetë e kujdesshme kur bëhet fjalë për dialogim me Serbinë rreth çështjes së Kosovës. Coffey i cili është edhe drejtor i ‘Allison Center” për Studime të Politikës së Jashtme, ka thënë se nuk beson që i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, ambasadori Richard Grenell, mund të gjejë një zgjidhje mes dy palëve shumë shpejtë, duke shtuar se nuk është reale të pritet një marrëveshje për normalizim të raporteve deri në pranverën e vitit 2020. Ai ka kujtuar faktins e Serbia ka nënshkruar një marrëveshje për ekonomi Unionin Euro-Aziatik, dhe që është duke bërë ushtrime të përbashkëta ushtarake me forcat ruse. Tutje Coffey ka thënë se gjeneratat që do të vijnë në Serbi do ta kuptojnë që e ardhmja e tyre është Evropa sesa EuroAzia.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …