Koordinatori Hoti dhe drejtori Thaçi, biseduan për garat e ardhshme shkollore

Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Blerim Thaçi, ka pritur në një takim pune, koordinatorin nacional për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hotin, me të cilin ka biseduar për mbajtjen e garave në nivel të shkollave, në Komunën e Malishevës. Hoti e Thaçi, kanë biseduar për vazhdimin e mbajtjes së garave shkollore, ashtu sikur janë mbajtur edhe gjatë vitit të kaluar shkollor, si dhe për rëndësinë e mbajtjes së këtyre garave dhe organizmin sa më të mirë të tyre, në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës. Mbajtja e këtyre garave, u vlerësua si shumë e rëndësishme dhe e dobishme, ndërsa Komuna e Malishevës, në garat e kaluara është shquar për masivizimin dhe organizmin më të mirë të garave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …