Doli nga shtypi libri: “Gjithçka për lirinë e Kosovës”, i autorit, Kadri Rexha

Doli nga shtypi libri: “Gjithçka për lirinë e Kosovës”, i autorit, Kadri Rexha

Doli nga shtypi libri: “Gjithçka për lirinë e Kosovës”, i autorit, Kadri Rexha.

Në këtë  libër, janë paraqitur bisedat dhe komunikimi i dy veprimtarëve, të cilët  kohë pas kohe kanë letër këmbyer me njëri-tjetrin lidhur me ngjarjet ditore, problemet me të cilat ishte ballafaquar dhe po ballafaqohet vendi, kujtime për shokun e tyre të idealit, Jusuf Gërvalla, kujtime të kohës së burgut, pas burgut, kujtime për kohën e luftës e të pasluftës, ndodhi e ngjarje këto të kundruara me realizëm, kritikë konstruktive, drejtuar pushtetarëve e mujsharëve të politikës,  por edhe shprehje të mospajtimit me shumëçka që ka ndodhur në Kosovë, sidomos në periudhën e pas luftës e deri në ditët tona.

Duke qenë intelektualë të kalitur në kohët më të rënda të robërisë, duke qenë reflektues të idealeve kombëtare, studiues të zellshëm në lëmi të caktuara shkencore, veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare, shokë ideali me Jusuf Gërvallën dhe shumë veprimtarë të tjerë, Kadri Rexha dhe Shaqir Shaqiri janë dy emra mjaft të njohur të kohës sonë, që kanë lënë gjurmë në historinë e Lëvizjes kombëtare, në arsimin e brezave, në edukimin e tyre patriotik e moral, por edhe në organizimin e jetës intelektuale, shoqërore e politike, në kushte dhe rrethana të caktuara.

Ky letërkëmbim i këtyre dy intelektualëve, nuk është thjesht një letërkëmbim ditor, me preokupime personale, sa për ta kaluar kohën, por në radhë të parë, në tërësinë e vet  është shprehur një botë e tërë e preokupimeve më të thella të tyre, që kanë të bëjnë me problemet më të theksuara të Kosovës, kombit në përgjithësi, por edhe probleme të ndejshme të përditshmërisë, shëndetit, komunikimit me shokë e të njohur të tjerë, probleme të Mërgatës, të jetës gjithnjë pezull mes Kosovës dhe vendeve ku jetojnë, gjallojë e veprojnë…

Libri ka 270 faqe, shtypi, “Lena Grafik” në Prishtinë.

Doli nga shtypi libri: “Gjithçka për lirinë e Kosovës”, i autorit, Kadri Rexha

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …